22 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar të martën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsejtë 907 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 633.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.818.098 doza të vaksinës.
818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.