Një aksident trafiku mes një veture dhe trenit ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.