Rihanna vazhdoi të dëshmonte se është një mbretëreshë e modës edhe gjatë shtatzënisë në ngjarjen e Fenty Beaty
Rihanna ka treguar barkun e saj të fryrë, rreth të cilit ka një brez të argjendit që i përshtatet ngjyrës së fundit të saj.
Ajo pret fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj, A$AP Rocky.
Rihanna duket sensacionale teksa tregon barkun e saj të fryrë. Ajo ishte në drekë pasi lansoi linjën e saj Fenty Beauty në ULTA Beauty të Los Angeles të shtunën.
Këngëtarja është parë e lumtur pasi që me këtë ajo festoi edhe hyrjen në bursë të firmës së Fenty ku në ditët e para u vlerësua me çmim afër tre miliard dollarë.