Dhjetëra zyrtarë policorë pritet të arrestohen sot pasi dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të njëjtit pritet të arrestohen gjatë një operacioni të Inspektoratit Policor që nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili është duke u zhvilluar në Prizren dhe Gjakovë.
Këtij aksioni të gjerë, IPK-ja bëri të ditur se i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.
Operacioni i koduar si “Pika” po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës.
Video Player
00:00
00:25