Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi në afërsi të tij është gjetur dhe konfiskuar 1.1 gramë marihuanë.
Policia njofton se me të dyshuarin ishte edhe një person tjetër, i cili me të vërejtur njësitin policor, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarët policorë bëhet e ditur se janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe gjatë ndjekjes nën një gjenerator kanë gjetur dhe konfiskuar edhe 19 qese me marihuanë me peshë 19.1 gramë.
“Ndërsa, i dyshuari N.N ka arritur të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.