Kryeministri i Ukrainës thotë se forcat ruse po sillen si terroristë dhe po vrasin fëmijë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, thotë se bota më në fund ka hapur sytë ndaj synimeve reale të Vladimir Putinit dhe thotë se Rusia ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore që kur sulmoi Ukrainën.

Duke iu drejtuar asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ai tha se forcat ruse po sillen si terroristë.

“Ata bombardojnë shkolla, kopshte dhe spital. Ata po vrasin fëmijë, po marrin pengje. Ata po rrëmbejnë përfaqësues në autoritetet lokale. Ata torturojnë civilët”, theksoi ai.