Ka dhënë dorëheqje një ndër themeluesit e Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, Erzen Isma.
Isma ishte anëtar i LVV-së që nga viti 2006 dhe themelues i kësaj dege nga viti 2010, mirëpo ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është diskriminimi që po i bëhet Rahovecit nga qeveria “Kurti”.
“Jap dorëheqje nga të gjitha funksionet e kësaj lëvizje që i kam si nga anëtar i grupit punues po ashtu edhe si anëtar i Lëvizjes për të vetmen arsye: duke e parë që qyteti im po diskriminohet nga Lëvizja, pasi ne si vreshtarë dhe si bujq nuk jemi pjesë dhe nuk e përbëjmë bujqësinë, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë kësaj padrejtësie!”, ka shkruar Isma në Facebook.
Ndër të tjera, ai tha se nga mbështetja që ka marrë LVV-ja nga Rahoveci, asnjë vendas nuk ja një post si zv.ministër.
“Jam zotuar se do të punoj për Rahovecianët por nuk po shoh mbështetje nga Bordi i Lëvizjes , andaj me krenari e me bindje nuk e lejoj askush të më shkel…”, përfundoi ai.