Ramiz Ahmeti, komandant i policisë kufitare në pikën Qafë Morinë, dhe Xhavit Lokaj, komandant i pikës kufitare në Qafë Prush, janë arrestuar këtë të hënë gjatë operacionit “Pika”.
Ahmeti dhe Lokaj janë në mesin e 50 zyrtarëve që u arrestuan sot, nën dyshimet për përfshirje në vepra penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.
Arrestimin e tyre për lajmi.net e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Operacioni është duke vazhduar dhe po përkrahet nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy oficerë të Doganës, ka konfirmuar ky institucion.