Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke korrur suksese të mëdha me hitet e saj.
Ditëve të fundit është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia”, i cili rezulton të jetë mjaftë i suksesshëm.
Së fundmi, ajo mori pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas të Amerikës.
Kështu bëri të ditur vet këngëtarja përmes disa postimeve në “Instastory”.
Duke publikuar imazhe nga shkolla, ajo u shpreh se ishte nder që mori pjesë në hapjen e shkollës së parë shqipe në Texas.
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”, shkroi ajo.
Gjithashtu ndau edhe një imazh duke bërë shqiponjën me duar bashkë me nxënësit.