Del Ponte: Putini duhet të paditet si Millosheviqi dhe Karaxhiqi

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, e ka thënë se lideri i Rusisë Vladimir Putin duhet të paditët njejtë sikur Sllobodan Millosheviq dhe Radovan Karaxhiq.

Del Ponte ka vazhduar duke e quajtur liderin rus Vladimir Putin “një kriminel luftë”.

“Putini është një kriminel. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica.

Tutje ajo ka shtuar se përgjegjës i parë për këtë luftë është presidenti rus, por edhe të gjithë ata politikanë dhe ushtarakë që kanë poste përgjegjëse.

“Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit.

Përveç tjerash Del Ponte ka thënë se nuk është fare e habitur nga mbështetja që Putin po merrë nga sirianët, sepse edhe Putin kishte mbeshtetur në një moment homologun e tij Bashar al-Assad gjatë konfliktit që ishte zhvilluar në Siri.