Josep Borell, i cili është Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë është takuar me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij personal në dënimin e agresionit rus dhe në luftën kundër dezinformatave.
Borell përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se ai këtë veprim e sheh si një përafrim me sanksionet e Bashkimit Europin kundrejt Rusisë.
Tutje Borell është shprehur se do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Lexoni postimin e plotë:
Maqedonia e Veriut dënoi me vendosmëri agresionin rus ndaj Ukrainës, duke u përafruar plotësisht me sanksionet e BE-së.
Falënderova Presidentin @SPendarovsk për angazhimin e tij personal, duke përfshirë edhe luftën kundër dezinformatave.
Ne qëndrojmë së bashku dhe do ta forcojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë.