Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës kanë filluar të hënën dhe komunikimi midis dy palëve është i vështirë, por i vazhdueshëm, tha në Twitter këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Duke postuar në Twitter një foto nga bisedimet, të cilat po zhvillohen përmes video-lidhjes, Podolyak tha: “Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara”.
“Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike”, shtoi ai.
Në anën tjetër është paralajmëruar edhe një takim midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me luftën në Ukrainë.
Gjithashtu, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot pret në Ankara kancelarin gjerman, Olaf Scholz.