Krasniqi dhe Rama nisin punën për qentë endacakë, diskutohet edhe për trafikun urban

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka qenë marr pjesë në diskutimin e bërë për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë dhe trafikur urban në Prishtinë.

Në takimin me kryetarin Përparim Rama dhe kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, Krasniqi ka prezantuar strategjinë për veprim.

“Sot isha i ftuar nga Kryetari i Kryeqytetit z. Perparim Rama për të diskutuar me Kryetarët e Komunave të rajonit të Prishtinës.
Me iniciativën e Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, MAPL ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar dhe planin e veprimit.
Gjatë takimit të përbashkët me Kryetarët e Komunave të rajonit të Prishtinës gjithashtu kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, trafikun urban dhe tema të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.
Jam i lumtur që me iniciativën e MAPL-së, për herë të parë krijohen instrumentet e financimit të partneritetit ndërkomunal CIF, me qëllim të rritjes së mbështetjes së Komunat e Kosovës” shkruan ministri Krasniqi në njoftim.