Ukraina pranon propozimin: Arrihet edhe një armëpushim me Rusinë

Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë sot.

Ky armëpushim është arritur për të lejuar civilët të evakuohen përmes korridoreve humanitare.

Këtë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se kryeministri ukrainas, Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili fillon nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 me orën lokale.

“I bëj thirrje Federatës Ruse: Ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të evakuoheshin përmes “korridoreve të gjelbërta” në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia

Sumy-Poltava

Mariupol-Zaporizhia

Volnovakha-Pokrovsk

Izium-Lozova

Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev.