Superliga e Kosovës: Xhiroja 24 starton sot me tri ndeshje – Ulpiana dhe Dukagjini dueli i fundit të tabelës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me xhiron e 24-të.

Tri ndeshje luhen sot në kuadër të futbollit vendor, niveli elitar. Dita e parë e xhiros së 24-të çon vëmendjen tek ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit.

Dy skuadrat e fundit të tabelës përballen për tri pikë që mund të jenë vendimtare në garën për një vend që dërgon në barazh.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës e Ballkanit, me suharekasit që kërkojnë fitoren për të ruajtur kreun e tabelës.

Ballkani shihet si skuadër favorite në këtë ndeshje, por Malisheva ka ditur të befasojë në shtëpi.

Ndeshja tjetër e kësaj dite është ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës – dy skuadrave me formën më të dobët në Superligë.

Të tri këto ndeshje luhen në orarin e njëjtë, me fillim nga ora 13:00.