Labi e mban premtimin, dhuron 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, ditë më parë premtoi që do të ofrojë mbështetje të madhe për Fondin e Sigurisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai tregoi që ka mbajtur premtimin duke dhuruar 5 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tahiri tregoi që 3000 euro vijnë nga mbrëmjet muzikore që i ka mbajtur në Londër dhe Zvicër, ndërsa 2000 të tjera janë nga fondacioni.

Postimi i plotë:

PREMTIMIN E MBAJTA❤️🖐🏻

Këtij donacioni, ia paftë hajrin çdo levizje ushtarake e Kosovës së Shqipërisë.

Nga mbrëmjet e mia që isha në Londër dhe Zvicër,  nga puna ime si këngêtar, ndava 3000€ për Fondin e Sigurisë -FSK-në.

Falë atij publiku shqiptar të cilët  çdo herë janë prezent në mbremjet tona, dhe falë Zotit që më jep punë e dashuri për njerezit, unë ndava këtē fond sikurse të ishte për familjen time.

Po ashtu, i kemi ndarë edhe 2000€ nga Fondacioni ynë i përbashkët që kemi!

Pra 5000€ në total.🙏🏻

Këto fjalë që po i shkruaj mbani mend çdo herë…🙏🏻 e sidomos ju rini e dashur;

“Shqiptar, jeta mund të na dhurojë gjithçka edhe mirë edhe keq, por sikurse Shteti dhe Kombi që na dhurojnë dashuri, jeta nuk mund të na dhurojë dashuri, se vetë Shteti dhe Kombi janē Jeta me të cilën duhet të dashurohemi thellë…

Pa e dashur shtetin dhe Kombin nuk mund të përparojëmë asnjeherë…

Kontriboni të gjithë me mundesi🙏🏻🤝

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë. 🤝“.