Sot ka festë në familjen e Arbana Osmanit.
Moderatorja shqiptare ka filluar ditën me urime për një person të shtrenjtë në jetën e saj.
Djali i saj Joni feston ditëlindjen ndaj s’kishte si të mungonte urimi i saj.
Ajo postoi disa foto me të duke treguar disa nga momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku.
“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world Mama”, ka shkruar Arbana sipër imazheve.
Ndryshe, Joni është fëmija i parë nga martesa e saj e kaluar, teksa tani me Eduartin ka një djalë dhe është në pritje të një vajze.