Llumnica: Po mendoni me i fitu zgjedhjet tu e ofendu popullin

Analisti i futbollit, Ardian Llumnica i ka kritkuar Valon Sylën, Agim Kasapollin, Remzi Ejupin dhe Arianit Ahmetin të cilët kanë lëshuar akuza ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Llumnica ka theksuar se të ftuarit e sotëm në emisionin Pressing të T7 ia kanë huq me akuzat e tyre.

“Jo që ja keni huq total, po komunitetit futbollistik e krejt donatorëve që i mbajn klubet ia keni fy intelegjencen. Veç qetu kam pa me mendu me i fitu zgjedhjet tu e ofendu popullin, në këtë rast delegatët që votojnë”, ka shkruar Llumnica.