Vera Ora merr pjesë në festivalin “FemFest” në Tiranë, Rita: Krenare me ty

Nëna e Rita Orës, Vera ka marrë pjesë në festivalin “FemFest” që u mbajt në Tiranë.

Vera e cila me profesion është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti një fjalim para të pranishmëve në festival.

E veshur e tëra në të zeza me makijazh të theksuar, Vera dukej elegante dhe në formë të mirë teksa qëndronte para audiencës.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo paraqitje e ka bërë  krenare vajzën e saj, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Ritën, e cila ndau disa imazhe të së ëmës në llogarinë e Instagramit.

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet FemFest një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që FemFest është një festival për sensibilizimin e grave dhe vajzave, burrave dhe djemve, qytetarëve dhe vendim-marrësve për të ndryshuar realitetin. Për të drejtën e grave dhe vajzave për të qenë të barabarta në çdo sferë të jetës.