Publikohet raporti 24-orësh nga IKSHPK, ka edhe të vdekur

IKSHPK-ja ka publikuar raportin e COVID-19 për 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj kohe, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes me virus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 23 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 137 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në Kosovë janë edhe 1 mijë e 21 raste aktive me virus.

Njoftimi i plotë nga MSH:

07 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.815.802 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508.
Në total numri i rasteve aktive është 1.021.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!