Motrat Libohova gjenden në të njëjtën festë dhe kështu reaguan

Irma dhe Ernada Libohova do të ecin gjithmonë përkrah njëra-tjetrës, por kjo vetëm në memorien e publikut shqiptar, pasi prej vitesh Irma dhe Ernada duket se nuk kanë raporte shumë të mira.

Siç dihet tashmë motrat nuk ndiqen në Instagram dhe nuk i kemi parë bashkë prej kohësh. Por duke qenë prej vitesh pjesë të skenës shqiptare, miqësia e përbashkët dhe për më tepër familja bën që motrat të mos i shmangen dot herë pas here pjesëmarrjes në të njëtat festa apo evente.

Së fundmi, motrat Libohova kanë qenë në festën e ditëlindjes së familjarëve të tyre dhe pikërisht mbesës.

Por siç ndodhi edhe në një nga festat e fundvitit, motrat nuk u panë në asnjë moment bashkë. Të dya publikuan pamje në Instagram, nga i njëjti ambjent, me të njëjtët perosna, por jo bashkë.