Kryeministri Albin Kurti në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri ka shprehur ngushëllimet për humbjen për të gjitha femrat që kanë humbur jetë si pasojë e dhunës.
Ai foli për dhunën ndaj grave, duke thënë se është një fenomen që kërkon të zhduket.
Në këtë seancë, shefi i ekzekutivit tha se gratë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje.
“Është thënë shumë shpesh se gratë e luftojnë njëra tjetrën por është fol pak që ato e përkrahim dhe nxisin njëra tjetrën. Programet që grat kanë ndihmuar gratë kanë qenë të suksesshme. Duhet të kemi solidaritet gjinor mes grave. Por ky fakt nuk na penalizon neve burrave të mbështetim barazinë gjinore. E dyta është emancipimi shoqërorë, emancipimi i burrave. Emancipimi shoqëror është i nevojshëm por emancipimi i burrave më i shpejtë. Duhet ta nxisim një kulturë të durimit tek burrat. Duhet të sigurohemi se a po sfidohet një profesioniste apo një grua. Gratë duhet të marrin pjesë në vendimmarrje”, tha Kurti, raporton EO.
“Në Kosovë ka më shumë burra dhe gra. Më shumë të traumatizuara nga lufta. Çfarëdo fenomeni shoqëror që ndodh duhet ta ketë edhe analizën e luftës. Njerëzit janë të ndryshëm por pavarësisht se janë të ndryshëm duhet të jenë të barabartë. Të gjithë të ndryshëm të gjithë të barabartë. Asnjë nuk jemi të njëjtë. Ne nuk matemi me diferencat tona por me të drejtat tona”.
“Raporti midis diskriminimit dhe përjashtimi duhet të luftojnë që përjashtimi mos të zëvendësohet me pabarazi. Nuk ka tema që nuk i prekin jetët e grave. Por ka tema të mëdha që i prekin vetëm jetët e grave”.