Klitschko lajmërohet me video-mesazh, njofton vrasjen e shokut të tij

Vitali Klitschko sapo është lajmëruar nga Kievi me një video-mesazh. Ish-boksieri i famshëm ka njoftuar se është vrarë shoku i tij, kryetari i komitetit në Gostomel, Yuri Prylypko.

Klitschko ka bërë thirrje për rezistencë.

“Jam njoftuar për vrasjen e shokut tim, kryetarin e komunitetit Gostomel Yuri Prylypko. Ai u vra kur po shpërndante bukë dhe ilaqe për njerëzit. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtjen. Kërkoj nga të gjithë Kievanët të mbajnë qëndrueshmërinë e tyre. Qëndroni në shtëpi dhe pas çdo alarmi futnu nën bodrume. Kievi do të ngrihet në këmbë! Do të mbrohet!
Së bashku do të qëndrojmë! Lavdi Ukrainës” ka thënë Klitschko në adresimin e radhës.