Ia thyen xhamin autobusit, intervistohen nga policia katër të mitur në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë intervistuar katër meshkuj kosovarë të dyshuar (të mitur), pasi që të njëjtit dyshohet se kanë gjuajtur me gurë autobusin me targa vendore, duke i shkaktuar dëme.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të miturit e dyshuar i kanë thyer xhamin anësor autobusit në fjalë.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga policia:

06.03.2022-13:30. Raportohet katër të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur) e kanë gjuajtur me gurë autobusin me targa vendore, me ç ‘rast i kanë thyer xhamin anësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.