Gigi Hadid dhuron të ardhurat nga Java e Modës për refugjatët ukrainas

Gigi Hadid u zotua të dhurojë të ardhurat e saj në Javën e Modës për ata që janë prekur nga lufta në Ukrainë.

Supermodelja 26-vjeçare ndau një sërë fotosh nga shfaqje të ndryshme dhe zbuloi se po jepte një kontribut të konsiderueshëm për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Ikona e modës shpjegoi se pavarësisht punës së saj në dhe jashtë pistës, ishte gjithashtu përgjegjësia e saj që të dhuronte për ata që kanë nevojë dhe ajo po e bënte këtë në një mënyrë të madhe duke ua dhënë të ardhurat e saj të plota nga fushata e vjeshtës 2022 organizatave ukrainase.

Foto: Getty Images

Hadid theksoi se angazhimet e saj profesionale e penguan atë të reflektonte në mënyrë aktive mbi ngjarjet botërore, shkruan DailyMail.

“Të kesh një orar të caktuar për muajin e modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori”, tha modelja fillimisht.

Foto: Gigi Hadid/Instagram

Hadid shtoi se ajo dhe koleget e saj modele ishin të interesuara të ndihmonin për të krijuar ndryshime pozitive përmes punës së tyre.

“Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim “për” diçka”, ka shkruar ajo.

Hadid më pas njoftoi se do t’u dërgonte të ardhurat e saj nga paraqitja në shfaqje të ndryshme për ata të prekur nga konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë.

“Duke ndjekur gjurmët e mikeshës tim Mica Arganaraz, unë jam zotuar të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë”, tha tutje Hadid.

 

Ajo u shpreh gjithashtu se do të vazhdojë ‘të mbështesë ata që e përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë’.

Hadid vuri në dukje se ajo dëshironte të shihte liderët botërorë që shikonin dallimet e vogla të kaluara për të mirën në të ardhmen.

“Sytë dhe zemrat tona duhet të jenë të hapura ndaj çdo padrejtësie njerëzore. Të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, përtej racës, përtej fesë. Në fund të ditës, jetët e pafajshme paguajnë për luftën – jo për udhëheqësit”, tha modelja.

Kujtojmë që Hadid më parë kishte bërë një deklaratë në lidhje me konfliktin në Ukrainë në muajin e kaluar, ku vuri në dukje se ishte e mërzitur për sulmet ruse.