Ylli i Juventusit, Paulo Dybala pritet të vendos për të ardhmen e tij në Torino.
Agjenti i Paulo Dybala, Jorge Antun pritet të zhvillojë bisedime me drejtorët e Juventusit të enjten në një takim vendimtar për të ardhmen e lojtarit.
Dybalas i përfundon kontrata në verë dhe fillimisht të dy palët kishin arritur një marrëveshje disa javë më parë.
Ata kishin vendosur për një marrëveshje të re 10 milionë euro në vit plus shtesat, por Juve ka ndryshuar strategjinë e tyre.
Pas formës jo të mirë të argjentinasit dhe nënshkrimit të Dusan Vlahovic gjatë afatit kalimtar të dimrit gjërat kanë ndryshuar.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtorët e Juves i kanë ofruar një pagë më të ulët lojtarit, me rreth 7 milionë euro plus shtesat.
Mbetet të shihet nëse Dybala do të pranojë propozimin e ‘Zonjës së Vjetër’ apo do largohet si një lojtar i lirë në fund të sezonit.