Me gjithë solidarizimin dhe ndihmat e dërguara drejt Ukrainës, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lehtësojë procedurat për vizë për shtetasit ukrainas.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri britanez, Boris Johnson.
Sipas Johnson, Britania dëshrion të mbajë kontroll se kush vjen në territorin e vendit.
“Unë mendoj se është e arsyeshme duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë për t’u siguruar që ne kemi disa aftësi themelore për të kontrolluar se kush po hyn” tha kryeministri.
“Kriza po rritet çdo herë e më shumë. E kam thënë dhe më parë, MB do të jetë bujare aq sa mund të jetë” ka shtuar ai.
Në vend të lehtësimit për viza, ai ka përkujtuar se shteti britanez tashmë është duke ndihmuar migrantët ukrainas përmes planit për bashkim familjar dhe duke i ndihmuar të kalojnë pikat kufitare.