Ky është versioni banal i Rusisë për sulmin në termocentralin bërthamor

Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar për sulmin mbi termocentralin bërthamor që e kryen vet forcat e këtij shteti.

Ministria ka fajësuar për sulmin “diversantët ukrainas” siç i quajtën ata, duke thënë se ishte një provokim “monstruoz”.

Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se objekti po funksiononte normalisht dhe pretendoi se zona ishte nën kontrollin rus që nga e hëna.

“Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim monstruoz”, tha Konashenkov.

“Më 4 mars, rreth orës 2 të mëngjesit, gjatë një patrullimi në territorin e ruajtur pranë … uzinës, një patrullë e lëvizshme e Gardës Kombëtare u sulmua nga një grup sabotazhi ukrainas,” shtoi ai.

“Për të provokuar zjarrin kundër ndërtesës, u hap zjarr i rëndë me armë të vogla ndaj ushtarakëve të Gardës Kombëtare Ruse nga dritaret e disa kateve të një kompleksi stërvitor që ndodhet jashtë termocentralit”, tha tutje ai.

Konashenkov tha se patrulla ruse iu përgjigj zjarrit për të shtypur sulmin dhe “grupi i sabotazhit” braktisi kompleksin stërvitor, duke i vënë flakën ndërsa largoheshin.

Llogaria e tij ishte diametralisht e kundërt me versionin e ngjarjeve të paraqitur nga Kievi, i cili thoshte se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë.

Presidenti Zelenskyy tha se nëse do të kishte shpërthim, katastrofa mund të ishte e barabartë me “gjashtë Çernobilë”.