Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni zyrtare të enjten bëri përzgjedhjen e “Laureatëve” të vitit 2021, respektivisht sportistët më të mirë të vitit që lamë pas.
Në kategorinë e femrave, më e mira u zgjodh kampionia olimpike Distria Krasniqi.
Ndërkohë, çmimi special në kategorinë e femrave iu dhurua kampiones tjetër olimpike me prejardhje nga Peja, Nora Gjakovës.
Të dyja sportistet që i bënë krenarë shqiptarët vitin e kaluar gjatë Lojërave Olimpike në Tokio, u dukën elegante në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve.
Distria kishte veshur një kostum të bardhë elegant, me mëngë të fryra dhe një sako të hapur te pjesa e belit.
Ajo i kishte lënë flokët e saj bionde thuajse në valë të lirshme, duke kapur vetëm pjesën e balukeve, me ç’rast mori një pamje tejet tërheqëse.
Jo me më pak elegancë dukej edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila për këtë mbrëmje kishte veshur një fustan të zi të shkurtër.
Gjakova kishte realizuar një makijazh nën nuancat e ngjyrës rozë, me çka ra edhe më tepër në sy me këtë detaj.
Të dy xhudistet kanë pozuar me trofetë e tyre përkatëse në duar pas përfundimisht të ceremonisë.