Humbje e Rusisë në OKB: Miratohet formimi i Komisionit që do t’i hetojë krimet gjatë pushtimit të Ukrainës

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe ngritjen e një komisioni hetimor për ta hetuar atë.

Vetëm një shtet tjetër, Eritrea, në Afrikën Lindore, votoi kundër rezolutës. Ndërkohë 32 votuan pro dhe 13 abstenuan.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës tha: “Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht imazheve të përhapura të ndërtesave të shkatërruara të banimit dhe raporteve për vdekjen e qindra civilëve.

Pas votimit, foli edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Unë mirëpres themelimin nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së të Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për të hetuar faktet e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës. Dëshmitë do të dokumentohen dhe do të përdoren në gjykatat ndërkombëtare. Kriminelët rusë të luftës do të mbahen përgjegjës”.