Xhensila Myrtezaj ekspozon asetet trupore nga ishujt Bahamas

Këngëtarja shqiptare ka disa ditë që po publikon foto nga pushimet.

Xhensila Myretezaj po shijon pushimet familjare në ishujt Bahamas dhe nuk po mungojnë as postimet e shumta nga këngëtarja e dashur e publikut.

Madje nuk kanë munguar as pozat atraktive ku Xhensila shfaqej shumë joshëse.

Edhe së fundmi, ajo ka postuar disa imazhe ku shfaqet në bikini në bregdet duke marrë vëmendje me linjat perfekte trupore si rezultat i përkushtimit në palestër.

“Ajër”, shkroi ajo sipër imazheve atraktive që postoi.

Ndryshe, kënga e fundit është ajo me titull “Mëkati i jem” në bashkëpunim me Majk dhe Geasy.