Shifër shumë e lartë: Ky është numri i ushtarëve rusë që Ukraina pretendon se ka vrarë

Që nga nisja e pushtimit të enjten, Ukraina ka vrarë afër 6 mijë ushtarë rus.

Kështu të paktën po pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, sipas Agjencisë Nacionale të Lajmeve, “Ukrinform”.

Sipas raportit, humbjet totale luftarake të rusëve nga 24 shkurt deri më 2 mars janë: personeli – mbi 5,840 persona, tanke – deri në 211, automjete të blinduara luftarake – 862, sisteme artilerie – 85, MLRS – 40, sisteme të mbrojtjes ajrore – 9, avionë – 30, helikopterë – 31, automjete – 355, skafe të lehta – 2, rezervuarë karburanti – 60, UAV të nivelit operacional dhe taktik – 3.

Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës teksa forcat ruse po pretendojnë se kanë marrë nën kontroll qytetin e Khersonit.