Propaganda ruse: Shprehen “të gatshëm” për një raund tjetër të bisedimeve me Ukrainën

Dmitry Peskov, një zyrtarë nga Kremlini, ka thënë se Rusia është e gatshme që të mbajë një raund të dytë të negociatave me Ukrainën.

Megjithatë, ai tha se ka informacione kontradiktore në lidhje me bisedimet.

Presidenti i Ukrainës Volodymy Zelenksy ka thënë dje se, Rusia duhet t’i ndalë granatimet mbi qytetet ukrainase menjëherë, para se me vazhdu negociatat, raporton Sky News.

Peskov shtoi se Moska duhet të formulojë një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura për të dëmtuar ekonominë ruse.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas i thanë Reuters sot se mbajtja e më shumë bisedimeve me Rusinë ishte në diskutim – por nevojitet një “axhendë thelbësore”.

Data për një raund të dytë bisedimesh thuhet se është “në diskutim”.