Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, ka thënë se Rusia po përballet më një “sfidë të madhe’’.
Kjo për shak se siç thotë ai, Rusia po lufton si kundër ushtrisë ukrainase, po ashtu edhe kundër civilëve.
Ai ka thënë se ka qenë pjesë e planit rus që të rrethohen qytetet e mëdha dhe të bombardohen pa mëshirë, duke iu afruar kësisoj qendrave, dhe duke shpresuar që “ popullata të dorëzohet, e pastaj të marrin nën kontroll nga ajo çfarë mund të mbesë”.
Por hapësira e madhe tokësore e Ukrainës, dhe numri i madh i popullatës, bën që Rusia ta ketë të vështirë okupimin e Ukrainës, thotë ai, raporton BBC, përcjell lajmi.net
Ai përjashton mundësinë e zbatimit të një zone të ndaluar nga NATO, duke thënë se çdo përplasje që vjen nga një shkelje e zonës nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën”.