Në diskutimin për raportin mes Donaldit dhe Beatrixës, u përfshi edhe Egzona.
Egzona është komentuar shumë për afrimitetin e saj me Donaldin.
Por pas daljes së Trixës, ajo kishte shprehur se ishte “shokuar” kur kishte parë që Egzona i kishte thënë Donaldit që pas daljes nga shtëpia do të pinin kafe dhe të diskutonin disa gjëra.
Pas kësaj Egzona ka komentuar rreth deklaratave të Trixës.
Sipas saj e gjithë shoqëria me Trixën ishte reale dhe nuk është vajzë që ndanë çifte.
Bile Arbana, reagoj pas kësaj duke e pyetur atë se nëse ajo mendon se Trixa e bën një gjë të tillë.
Egzona nuk u përgjigj edhe aq qartë ku edhe sqaroi se nuk ka pasur tendencë të afrohet me Donaldin për ta ndarë nga Trixa.