Mozzik për fondin e FSK-së: Përveç të hollave, jam në gjendje të jap jetën për Kosovë!

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të dhurojnë para për Fondin e Sigurisë.

Pas këngëtarit Labinot Tahirit, edhe reperi i njohur Mozzik u shpreh se do të dhurojë të holla, shkruan Indeksonline.

Këtë e bëri të ditur me anë të një statusi në ‘Facebook’.

Ai shtoi se përveç të hollave është në gjendje të jap jetën për Kosovën.

Statusi i plotë:

“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi ❤️👏👏🇽🇰

Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman

Zoti i bekoftë mergimtarët !!!! ❤️

Zoti bekoftë Kosovën ! 🇽🇰💙”.