Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT ka mbajtur konferencën Ndërkombëtare me temën: “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”.
Aty u tha se qëllimi i kësaj konference është organizimi i një diskutim publik rreth marrëveshjes e cila do t’i mundësonte Danimarkës marrjen me qira të burgjeve në Kosove.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me marrëveshjen me Danimarkën për lëshimin me qira të burxheve, Kosova përfiton një donacion milionëshe.
“Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Mbretërisë së Danimarkës në kërkesën që ka pasur për transferimin e të burgosurve që aktualisht mbahen në burgjet e Danimarkës. Për faktin se Mbretërie e Danimarkës është një shtet mik i yni dhe i ka ndihmuar Kosovën për vite të tëra”, tha ajo.
Haxhiu tha se e vlerëson faktin që Kosova që është vlerësuar si palë serioze në këtë çështje. Me këtë marrëveshje, ministrja Haxhiu tha se Kosova përfiton një donacion miliona euro.
“Unë jam e bindur që nëse Mbretëria e Danimarkës do të synonte edhe ndonjë vend tjetër, natyrisht që kjo ndo të mund të bëhej, besoj që është vlerësuar administrimi i mirë i institucioneve korrektuese në Kosovë. Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që të bëjmë më shumë më mirë në qoftëse këto raporte vlerësohen nga organizatat vendore e ndërkombëtare e del që Kosova ka avancim në këtë drejtim. Si kompensim për këtë, Kosova do të përfitojë një donacion milionësh”, tha Haxhiu.
E Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur disa çështje rreth kësaj marrëveshje. Ai kërkoi të di nëse do të zbatohet ligji i Kosovës apo ai i Danimarkës. “Ajo çka ne deri më tani dimë është ajo që u prezantua nga zonja ministre (Albulena Haxhiu), që është arrit një marrëveshje. Shumë aspekte të kësaj marrëveshje do të jenë finale ose jo varet prej procesit të mëtejmë. Disa nga pyetjet kanë qenë se cili ligj ka mu zbatu, ai danez apo kosovar dhe cilat rregulla do të vlejnë nëse arrijnë deri te marrëveshja, a do të këtë qasje avokati i popullit për monitorim”, pyeti Qelaj, teksa kërkoi të di se çfarë do të bëhet edhe me stafin vendor.