Rusia raportohet të ketë kaluar 40% të forcave të saj ushtarake brenda Ukrainës
Akademiku ushtarak, Jack Watling, e ka bërë këtë paralajmërim teksa ka analizuar situatën për agjencinë e lajmeve BBC.
Sipas tij, trupat ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia dhe po fillojnë të vendosin kushtet për të qenë në gjendje të kryejnë një sulm në Kiev.
Kur pyetet në lidhje me sugjerimin se Rusia ka përdorur raketa grad në zonat e banuara në Kharkiv, ai i përshkruan këto armë si sisteme raketash, që lëshojnë një numër të madh raketash të pa drejtuara në një zonë.Watling thotë se ka po ashtu prova që disa prej tyre kanë pasur municione thërrmuese.“Ushtria ukrainase nuk funksionon më në formacione ushtarake, por tani në pozicione mjaft të fiksuara mbrojtëse dhe duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë e mbrojtjes territoriale dhe forcës vullnetare me të cilën po vepron”, shpjegoi ai.