Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.
Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”, raporton BBC.
Frika ishte ngritur të hënën se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha të hënën se Rusia kishte “tallur” sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.