Kosova uron Bosnjën për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bosnjë e Hercegovinën në Ditën e Pavarësisë.

“Ky përvjetor i 30 është kujtim i sakrificës së madhe të popullit të Bosnjës për të ndërtuar shtet sovran, demokratik dhe paqësor”, është shprehur Osmani.

“Kosova qëndron me ju dhe ndan përcaktimin tuaj për të ardhme të ndritur euroatlantike”, ka shtuar ajo.