Afrim Muçiqi: Do të kërkojmë nga Hajredini dhe Ejupi që të japin llogari për gjendjen e klubit, nuk lejojmë nëpërkëmbjen e klubit tonë, KF Prishtina

Gjatë ditëve të fundit, nëpër qarqe sportive është folur lidhje me disa probleme që thuhet t’i ketë klubi i futbollit FC Prishtina, e që kanë lidhje me menagjimin e dobët të klubit, ose saktësisht me anën financiare, për cka është thënë se futbollistët kanë bojkotuar stërvitjet me klubin. E në lidhje me këtë qështj, për “Presheva Jonë” ka folur Afrim Muciqi aksionarë i klubit ku ka thënë se do të kërkojnë llogari nga dyshja Ejupi dhe Hajredini, të cilëve sipas z. Muciqi, ia kanë lënë duart e lira që të menaxhojnë me klubin.

“Ne aksionarët do të kërkojmë që urgjentisht të mblidhemi dhe ti trajtojmë të gjitha problemet, pasi që e gjithe koha ime dhe e të tjerëve në klub (gati 20 vite) si donator, nuk do të lejojmë te shkoje huq me katandisjen e klubit në këtë mënyrë, pra drejt humnerës kah është nisur. Ne iu kemi lënë duart e lira dy aksionarëve kryesorë z. Rahman Hajredini si dhe z. Remzi Ejupi të cilët ka bërë përforcime e kanë rritur buxhetin e rezultatet janë zero, e më shqetësuesja është se sivjet ne e kemi 100 vjetorin e klubit e ky përvjetor jubilarë ta gjejë në këtë gjendje klubin, kjo është turp dhe e pa pranueshme, cka nuk do ta tolerojmë askë të luaj me ndjenjën e klubit dhe të tifozëve. Unë saktësisht nuk e di se cilat janë problemet aty brenda, por, ne e kemi një thënje si popull se kur dickaje i vjen era,a ty ka dicka, dicka nuk është në rregull. Ne e kemi parasysh koston e klubit, futbollistët më me renome që ka klubi e të pruhet në një gjendje në të cilën është, kjo është e papranushmë, e patolerueshme nga gjithë tifozët kudo që i ka Pishtina, pasi që ju e dini se Prishtina ka tifoz në Kosovë, Shqipëri, Presheve, Iliridë e gjithëanej, këtë nuk do ta tolerojmë, sepse edhe në kohrat më të vështira, nuk e kemi leju Prishtinën me hjek keq, e kemi lënë keq vehten për klubin, e sot kur ka tjetër infrastrukturë, kemi një “Fadil Vokrri” të renovuar e shumë përparësi tjera, kjo thjesht nuk tolerohet.
Unë si drejtues i klubit për 20 vite, e kuptoj krizat që kanë edhe Real Madridi edhe Barcelona, por ato kriza janë të përkohshme dhe gjindet një zgjidhje, por këto kriza nuk mund të jenë ta pafundme, nuk bëhet prova me Prishtinën, absolutisht”, është shprehur Muciqi.
“E thash edhe më lartë, ne i kemi lënë duart e lira z. Hajredini dhe Ejupi, me anë të një marrëveshje me shkrim, të dyve bashkë, dmth për gjithcka që ndodhë përgjegjësine e kanë ata, e që duhet të na japin llogari neve kuvendarëve, aksionarëve të klubit por edhe tifozëve dhe qytetarëve, në mbledhjen e rradhës do ta kundërshtoj ashpër situatën aktuale dhe do të kërkoj llogari”, ka përfunduar Muciqi.