Vazhdon beteja e Kim dhe Kanye, reperi kundërshton akuzat e ish-bashkëshortes për ‘dezinformim’

Beteja ligjore e Kim Kardashian dhe Kanye West po vazhdon.

Reperi, 44 vjeç, paraqiti një kundërshtim ndaj dosjes së fundit të ish-gruas së tij, në të cilën ajo akuzoi West për përhapjen e “dezinformatave” në mediat sociale në lidhje me “çështjet e tyre private familjare dhe si prindër”.

Kardashian, 41 vjeç, deklaron në dokumentet e gjykatës të depozituara së fundi se veprimet e tij kanë “krijuar shqetësim emocional”.

Krijuesei i “Donda 2” u përgjigj të premten (25 shkurt), duke pretenduar se deklarata e Kardashian është “dezinformatë” në dokumentet e reja gjyqësore të marra nga People.

“Kim pretendon se ka lexuar diçka në internet gjoja nga Kanye dhe i karakterizon postimet në deklaratën e saj si dezinformata”, thotë avokati i West në dosjen e kundërshtimit.

“Postimet në mediat sociale nuk i janë bashkangjitur deklaratës. Kim kishte nevojë të ofronte postimet e mediave sociale në provë dhe të tregonte se postimet ishin shkruar nga Kanye. Po të ishte bërë, postimet do të ishin të pranueshme si deklarata të një kundërshtari partie. Në vend të kësaj, Kim argumenton një pikë që nuk është në procesverbal. Deklarata është thashethemë i papranueshëm”, thuhet tutje në dosje.

Ndërsa romanca e Kardashian me Pete Davidson u bë publike, stilisti i “Yeezy” nisi disa sulme në mediat sociale dhe në shtyp.

Ajo përfundimisht foli kundër ish-it të saj pasi ai e akuzoi atë se e kishte lejuar vajzën North të kishte një llogari në TikTok “kundër vullnetit të tij”.

Së fundi, ajo deklaroi se dëshiron që “të trajtojë të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët tanë privatisht dhe shpresojmë se ai më në fund mund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore”.