Valuta kombëtare ruse, rubla, ka pësuar rënie të madhe gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të sotme, 106 rubla sot vlejnë 1 dollar.
Në përqindje, i bie se rubla ka pësuar rënie për 27 për qind në raport me dollarin amerikan.
Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, valuta kombëtare ruse ka pësuar rënie drastike, duke marrë parasysh edhe sanksionet ekonomike të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.