Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar takim pa praninë e medieve me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje tha se kanë vendosur ta mbajnë komisionin të mbyllur pa prezencën e mediave.
Në këtë komision po raporton Leonora Selmani, kryetare e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Minire Begaj, Anëtare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Xhevahire Balaj, Anëtare e Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë.