Këto janë vendimet që u morën pas mbledhjes së ministrave të mbrotjes të BE-së

Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian sot janë mbledhur me kërkesë të përfaqësuesit të lartë BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për situatën në Ukrainë.

Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Borrell ka theksuar se “Rusia do të izolohet”.

“Ministrat ranë dakord që të ketë mbështetje të forcave të armatosura ukrainase nëpërmjet Entit Evropian të Paqes, vendosje të sanksione të mëtejshme individuale dhe ekonomike ndaj Rusisë, mbështetje ndaj Ukrainës dhe rajonit, si dhe veprime për të luftuar dezinformimin”,ka thënë Borrell në një cicërimë në Twitter.