Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, po vazhdon të jetë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mungojnë fotot e ndryshme nga përditshmëria.
Bukuroshja bionde prej ditësh po shijon pushimet në Tajlandë bashkë me partneri i saj, artistin e mirënjohur Genc Prelvukaj.
Çifti, të cilët janë lidhur prej disa vitesh, u kanë qëndruar pranë fansave duke ndarë momente të bukura me njëri-tjetrin nga pushimet ekzotike.
Së fundmi ishte Eni ajo që postoi disa foto ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.
Këngëtarja e njohur pozoi e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër, të kombinuara me një këmishë të bardhë që e la të zbërthyer, kapele dhe syze dielli.