Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer në Vushtrri me gjobë prej 60 eurosh pasi i njëjti ka lëvizur me makinën e tij me targa të Serbisë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, i njëjti nuk i kishte mbuluar simbolet shtetërore me “stickers” sipas marrëveshjes ndër shtetërore për targat e automjeteve.
“Derisa ishin në kryerje të detyrës, me datë 27.02.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë hasur një automjet me targa të Republikës së Serbisë, i cili nuk i kishte pasur të mbuluara simbolet shtetërore apo pa i vendosur ‘stickers’ në targat e automjetit, sipas marrëveshjes ndër-shtetërore për targat e automjeteve. Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 60 euro”.