Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar dhe kjo edhe për shkak të romancës ne Donald Veshaj
Beatrix dhe Donaldi u njoftuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, por menjëherë pas finales dyshja u tha i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Këtë gjë ata e konfirmuar edhe pas heqjes së njëri-tjetrit në Instagram, madje nuk u panë më bashkë që pas përfundimit të BB VIP.
Por, Beatrix ka vazhduar postime në llogarinë e saj në Instagram, dhe këtë herë ka bërë një shkrimi dedikuar ndjekësve dhe fansave të saj.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se çfarë mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzit brengosen. Nuk mendoja kurrë që do ta përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix.
Ndërkaq, theksojmë që këngëtarja publikoi këngën “Faj” menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, të cilën ia dedikoi Donaldit.
Ndonëse pa klip, projekti u prit mirë dhe deri tani ka grumbulluar afro katër milionë klikime në YouTube.