Tre të vdekur dhe 140 raste të reja me virus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 140 raste të reja me virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119

Në total numri i rasteve aktive është 2.763.

Më poshtë keni njoftimin nga MSH.