I tha PO bisedimeve me Ukrainën, Putin cakton edhe delegacionin

Pas thirrjeve të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për bisedime, ka reaguar Moska.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë për mediat ruse se Vladimir Putin, është gati të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të rangut të lartë për bisedime me Kievin, të cilat sipas Moskës duhet të mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Më herët, Zelensky ftoi Putin për bisedime për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm mes dy shteteve. “Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.

Mes të tjerash, presidentit ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.

Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë e rëndë. Forcat ruse raportohet të kenë marrën nën kontroll aeroportin në Hostomel, pranë Kievit. Media ruse ka raportuar se mbi 200 helikopterë rusë janë përdorur në operacionin për marrjen e aeroportit. Po ashtu, theksohet se Kievi tashmë është i “bllokuar nga Perëndimi”.